Obama: Ekonomia po ecën përpara

07/07/2010 21:50

Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se pavarësisht disa pasigurive që janë regjistruar në tregjet ndërkombëtare, Amerika po ecën përpara.

“Ekonomia jonë është rritur për tre tremujorë rresht dhe sektori privat ka krijuar në gjysmën e parë të 2010-ës rreth 600 mijë vende punë”, ka pohuar Obama.

Megjithatë presidenti pranon se progreset e arritura nuk mjaftojnë për të riparuar dëmet e shkaktuara nga recesioni.

“Kemi shumë punë për të bërë për të favorizuar rritjen e punësimit dhe për të cuar përpara rimëkëmbjen”, ka shtuar shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Top Channel