Kashmir, India dërgon trupa ushtarake

07/07/2010 14:35

Qeveria indiane ka dhënë urdhër për dislokimin e trupave ushtarake në rajonin e Kashmirit ku ditët e fundit janë regjistruar përleshje mes forcave separatiste dhe policisë.

Gjatë përleshjeve të ditës së djeshme u vranë tre persona, mes të cilëve një grua. Sipas agjencisë së lajmeve Ians, trupat e para kanë zbritur sot në aeroport.

Në Srinagar dhe tre qytete të tjera është vendosur gjendja e jashtëzakonshme prej 8 ditësh. Rajoni mysliman i Kashmirit njihet si një nga zonat më të nxehta të planetit ku përplasen India dhe Pakistani, cka ka bërë që këto dy vende të prodhojnë arsenal bërthamor.

Top Channel