Japoni, dënohet ambientalisti i Sea Shepherd

07/07/2010 12:00

Një ekologjist i Sea Shepherd, grupi ambientalist që është kundër gjuetisë së balenave është dënuar në Tokio me dy vjet heqje lirie, se ka penguar punën e anijeve për kapjen e balenave në Antarktidë.

Peter Bethune, 45 vjec është dënuar se ka plagosur një marinar japonez gjatë një protestë në ujërat e Antarktidës organizuar nga shoqata ambientaliste me seli në SHBA.

Bëhet fjalë për procesin e parë të këtij lloji në Japoni kundër një ekologjisti.

Top Channel