Gjermani, dorëzohet tifozi vrasës
07/07/2010 21:15
Shtetasi gjerman që dy ditë më pare vrau dy italianë në Hanover, pas një zënke për rivalitetin në futboll mes Italisë dhe Gjermanisë, është dorëzuar në Spanjë.
Vrasësi 42 vjecar ka deklaruar se kishte mbërritur në Spanjë pas krimit, duke u fshehur në apartamentin e njerkut të tij.
Ai tashmë gjëndet në burgun e Palmës. Sipas dëshmitarëve, shtetasi gjerman Holger B. qëlloi dy italianët pas një debati të ndezur për botërorin dhe se sa të tillë kishin fituar kombëtaret përkatëse.
Sipas dëshmive, njëri prej viktimave ishte ulur në gjunjë duke e lutur që të mos ta vriste, por vrasësi nuk ngurroi të tërhiqte këmbzën e armës. Ai u vetëdorëzua në lokalitetin spanjoll, duke pranuar krimin.
Top Channel