Egjipt, rëndohet gjendja shëndetësore e Mubarak
07/07/2010 11:10
Gjendja shëndetësore e presidentit egjiptian Hosni Mubarak është rënduar së tepërmi dhe ka mundësi që ai të vuajë nga një tumor.
Kështu shkruan e përditshmja arabe Al-Quds Al-Arabi, seksioni i saj në Londër. Lajmi i referohet njoftimit të së përditshmes izraelite “Haaretz”.
Megjithatë ende nuk dihet natyra e sëmundjes së Mubarak, sot 83 vjec, i cili të hënën në Paris iu nënshtrua disa vizitave mjekësore.
Top Channel