Belgjikë, kardinali Danneels në polici
07/07/2010 03:00
Kardinali Danneels, ish-kreu i Kishës Katolike në Belgjikë u paraqit në policinë vendase ku qëndroi për me shumë se 10 orë.
Sipas mediave belge, kardinali la rajonin rreth orës 19:50 minuta dhe gjatë qëndrimit në komisariat ai është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit dhe jo të të pandehurit në lidhje me abuzimet seksuale të klerikëve belgë.
Por më shumë se sa gjykatës, duket se kardinali Danneels duhet t’i druhet viktimave të abuzimeve të priftërinjëve të cilët janë plot 20 persona dhe që në një letër drejtuar komisonit hetimor për këtë ngjarje, akuzojnë kardinalin për heshtje përballë fakteve.
Top Channel