Afganistan, NATO vret 6 ushtarë vendas
07/07/2010 13:55
Avionët e NATO-s kanë bombarduar gabimisht një zonë në Afganistan, duke vrarë 6 ushtarë vendas.
Ngjarja ndodhi në provincën jugore të Gaznit. Sipas burimeve zyrtare të Kabulit dhe përgjëgjësit të distriktit Andar, incidenti ndodhi ndërsa ushtria afgane po kryente një ofensivë ndaj talebanëve në Rashidkhel.
Kjo nuk është hera e parë që frorcat ndërkombëtare të NATO-s gabojnë në shënjestrat e tyre, madje shpesh herë kanë ekzekutuar edhe civile.
Top Channel