
Kreu i LSI-së Ilir Meta kerkoi bashkepunimin e te gjitha forcave politike për të punuar për ligjin e ri zgjedhor. “Ata që duan transparencen – tha Meta- duhet të punojne që tani për të”.
“LSI parim kryesor te reformes se ardhshme elektorale ka gjitheperfshirjen. Njekohesisht, eshte e rendesishme qe t’u bejme te qarte te gjitheve se ata qe duan transparencen, te punojne ne kohe per transparencen dhe se procesi nuk mund te jete transparent pa qene gjitheperfshires. Duke perfituar nga rasti qe kemi edhe nenkryetarin e Kuvendit, zotin Naco, do t’i kerkoja atij, qe ne mbledhjen me te afert te Byrose, ne emer te grupit tone, t’i kerkoje Byrose Parlamentare qe te percaktoje nje kalendar te qarte te reformes zgjedhore, qe te nise edhe angazhimi i Parlamentit ne kete drejtim. Cdo vonese, absolutisht, mund te cenoje standartin e zgjedhjeve te ardhshme, qe ne fakt, nuk eshte ndonje cudi qe te jete edhe qellimi i vertete i gjithe alibise se ashtuquajtur per transparence. Transparenca behet tani, transparenca behet ne kohe. Ne jemi nje force politike qe asnjehere nuk kemi vendosur kushte, as per procesin zgjedhor, as per procesin e administrimit. Ne kemi kerkuar qe zgjedhjet te jene te ndershme, te gjitha forcat politike te kene mundesi te barabarta dhe vota e qytetareve shqiptare te jete e barabarte per ndertimin e parlamentit dhe te gjithe institucioneve te ketij shteti”, u shpreh Meta.
Por selia roze reagoi, duke thene se pa bere transparencen e zgjedhjeve te shkuara nuk do te punohet per zgjedhjet e ardhshme.
“Ta harrojnë Ilir Meta dhe Sali Berisha se mund të ketë komisione apo reformë zgjedhore pa u kthyer transparenca e zgjedhjeve. Ata, duke mohuar trasnparencën duhet ta kuptojnë se cdo gjë do të nisë nga zbardhja e të vërtetës së 28 qershorit”, tha zëdhënësja e PS-së.
Top Channel