Fox martohet me partnerin e saj

29/06/2010 10:20

Megan Fox është martuar në mënyrë sekrete në Hawaii me të dashurin e saj Brian Green.

Sipas faqes së thashethemeve amerikane tmz.com, aktorja e “Transformes” i ka thënë ‘po’ partnerit të saj, me të cilin është e lidhur prej kohësh.

Cifti është bashkuar në një ceremoni të thjeshtë në resortin ‘Four Seasons’ në Big Island.

Megan dhe Brian janë njohur në vitin 2004 dhe kanë patur një lidhje shumë intensive. Brian ka një fëmijë 8 vjec nga partnerja e tij e parë aktorja Vanessa Marcil.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel