Meshkujt joshin me zë, jo me fizik

21/06/2010 11:20

Ashtu si Jane u dashurua me Tarzanin vetëm duke dëgjuar zërin e tij, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me njerëzit e zakonshëm.

Nuk ka rëndësi fiziku e masa muskulore pasi zëri është joshësi i vërtetë i mashkullit bashkë me agresivitetin dhe potencen seksuale. Një studim shkencor i publikuar në “The Proceedings of the Royal Society” thekson se zëri i meshkujve ka aftësi të pabesueshme.

Duke degjuar në regjistrim zerin e meshkujve edhe pse në gjuhë të ndryshme, femrat dinë të zgjidhin meshkujt më të fortë. Sipas “Times”, zëri i vecantë u ka rritur reputacionin edhe emrave të mëdhenj si, Cary Grant, George Clooney, Richard Burton, Russell Crowe etj. Mesatarja më e pranuar është, zë i ulët dhe i thellë.

Top Channel