Indi, masakrohet cifti, trupat i tregohen fshatit

21/06/2010 12:25

Një krim i denjë për filmat horror ka tronditur një fshat në Indi ku tradita dhe zakonet vazhdojnë të bëjnë ligjin edhe pse bota ka hyrë në mijëvjecarin e dytë.

Viktimë e herezisë ka qënë një cift që u vra dhe trupat e tyre janë ekspozuar në një fshat të shtetit verior të Harjanas. Policia bën me dije se krimi lidhet me kodin e nderit dhe mendohet se është kryer nga të afërmit e vajzës.

Sipas historisë së ndërtuar nga mediat indiane, trupat e 18 vjecares Monika dhe 19 vjecarit Pinku janë gjetur të pajetë ne shtëpinë e xhaxhait të të riut. Ata ishin torturuar për vdekje. Të afërmit e vajzës nuk e kanë dëshiruar martesën e saj me bashkëmoshatarin, i cili kishte të njëjtin status social por vinte nga një shtresë më e ulët.

Por pavarësisht kundërshtimit të prindërve, cifti takohej në sekret të plotë. Një javë më parë, një baba dhe një xhaxha u arrestuan për një vrasje brutale të një cifti që u torturua deri në vdekje.  

Top Channel