Pa punë dhe asistencë

20/06/2010 20:10

Katrina Ndrevataj e ka shkruar emrin e saj disa herë në formularët e zyrës së punës në Tiranë, por asnjëherë nuk e ka marrë atë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë bërë regjistrimin në Tiranë prej 13 vitesh, por nuk kanë mundur të gjejnë asnjëherë një vend pune. E po ashtu, as ndihme ekonomike si të papunë.

Gruaja 38  vjeçare është nënë e tre fëmijeve, më i madhi është 13 vjeç, dhe pas shkolle ai mbledh kanaçet e pijeve, të cilat i shet. Me paratë e mbledhura prej tij, dhe falë ndihmës së një shoqate, ata mbajnë frymën gjallë.

Por në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale thonë se nuk kanë një koment zyrtar mbi këtë çështje. Në një studim të bankës botërore thuhej se problemet e skemës së ndihmës ekonomike, dhe filtrat e shumtë ligjore, ka bërë që në skemën e ndihmës sociale të futen vetëm 122 mijë familje, megjithëse  kërkesat janë shumë më të larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA