Shërbimet e mamave? 1.7 milionë euro

19/06/2010 13:20

Nëse mamatë e të gjithë botës do të nisnin të bënin me pagesë shërbimet e tyre, në vend që t’i ofronin ato gratis, atëherë fëmijët kur të mbushnin 18 vjec do të kishin në duar një faturë me një shifër gjigante për t’u shlyer: 1.7 milionë euro!

Mos u habisni sepse mamatë,vecse bëjnë punën e tyre në shtet apo privat, në të njëjtën kohë janë edhe kuzhiniere, pastruese, infermiere, shofere, mësuese e këshilltare.

Për përllogaritjen e shifrës që ‘duhet paguar’ janë impenjuar disa ekspertë dhe rezultate më te detajuara do të publikohen në numrin e radhës të revistës angeleze, “Tesco”.

Mamatë harxhojnë 1600 orë për të pastruar shtëpinë, 464 orë në kuzhinë, 718 orë me rritjen e bebes, orë të tëra netëve zgjuar me merakun se fëmija është i sëmurë, përkushtim në ndihmën që i japin të vegjelve për të mësuar….nëse këto shërbime do t’i bënin njerëz të ndryshëm, të punësuar, atëherë familja duhet të paguante. Shkurt edhe saktë: Paguani mamatë më mirë, sepse ato janë gjithnjë aty që në lindje deri sa fëmijët bëhen maxhorenë, duke u merakosur për cdo gje dhe në cdo kohë për pasardhësit e tyre.

Top Channel