Vuvuzelat, 90 % janë prodhuar në Kinë

18/06/2010 17:35

90 % e vuvuzelave që po “shurdhojnë” stadiumet në Afrikën e Jugut janë prodhuar në Kinë.

Trumbetat që kanë marrë ekskluzivitetin për të prodhur kolonën zanore të këtij botërori nuk janë prodhim vendas, por ato paketohen shumë larg, në Azi. Këtë e bën të ditur gazeta “Global Times” që thekson se kompania “Jiying Plastic Product Corporation” e cila ndodhet në Zhejiang ka eksportuar që nga janari rreth 1 milionë bori, shumica e të cilave me destinacion Afrikën e Jugut.

Kostoja fillestare e një vuvuzele është vetëm pak qindarka, ndërsa në treg shitet nga 3-8 dollarë. Vuvuzelat lëshojnjë një tingull të ngjashëm me kosheret e bletëve dhe shumë lojatë, trajnerë e tifozë të botërorit i kanë cilësuar si të padrueshme.

Ndërkohë, “Global Times” shton se për herë të parë në botëror një sponsor zyrtar është kinez. Bëhet fjalë për “Yingli Greeb Energy” që prodhon panele diellorë në provincën e Hebeit.  

Top Channel