Studimi: Njeriu po shkatërron Tokën

18/06/2010 17:00

Dora e njeriut po ndryshon me ritme të shpejta klimën në planetin tonë, duke shkaktuar katastrofa të mëdha natyrore, të ngjashme me ato të kohëve të shkuara si vullkanët apo meteorët.

Këtë e bën të ditur një studim i kërkuesve australianë Ove Hoegh-Guldberg. “Ka prova të dukshme që aktiviteti njerëzor po i shkakton dëme të mëdha Tokës që mund të krahasohen me katastrofat e së shkuarës”, shkruajnë ata në revistën “Science”.

Ata shtojnë se oqeanet kanë absorbuar sasi të mëdha të anhidridit karbonik cka ka bërë që aciditeti i tyre të rritet dhe qarkullimi të ngadalësohet.

Këto ndryshime kanë ndikuar në deformimin e zinxhirit biologjik dhe frekuencën e sëmundjeve. “Ndryshimet e mëtejshme klimaterike do vazhdojnë të kërcënojnë jetën e njerëzve dhe shoqëritë e botës së tretë janë më të kërcënuarat”, shtonjë shkencëtarët.  

Top Channel