Njohin hajdutët në Facebook, i denoncojnë

18/06/2010 16:10

Ishin vjedhur nga një bandë të miturish, por i kanë njohur në Facebook duke i denoncuar në polici.

Ngjarja ka ndodhur në Messina, në Itali, ku një 13 dhe një 18 vjeçar janë denoncuar per vjedhje së bashku me një bashkëpunëtor të tretë, ende i paidentifikuar.

“Baby gang” kishte hyrë në veprim më 12 qershor në sheshin Duomo: tre të mitur u detyruan me kërcënime dhe rrahje, të dorëzojnë 35 euro.

Viktimat kanë zbuluar më pas në Facebook fotot e agresorëve të tyre.

Top Channel