Edhe majmunëve u pëlqen të shikojnë televizion

18/06/2010 21:30

Edhe majmunëve u pëlqen të shikojnë televizor, edhe pse preferojnë cirkun sesa botërorin. Përfundimin e ka nxjerrë një studim i Universitetit të Kiotos.

Shkencëtarët kanë monitoruar ndryshimet në trurin e një makako, ndërsa ishte duke parë një spektakël në TV, duke përdorur rrezen infra të kuqe që vlerëson ndryshimin e fluksit të gjakut në tru.

Gjatë spektaklit lobi frontal i majmunit bëhej operativ, një aktivitet që sipas shkencëtarëve, reflekton kënaqësi.

Top Channel