Bollywood, aktori braktis filmin për Hitlerin

18/06/2010 16:55

Kritikat e komunitetit hebre indian dhe shumë fansa kanë detyruar aktorin Anupam Kher të heqë dorë nga një film për Hitlerin.

Pjesa me titull “Dear Friend Hitler”, i pari i Bollywood-it me këtë tematikë, drejtohet nga regjisori Rakesh Ranjan Kumar.

Në qendër të tij është prekja e personalitetit të Adolf Hitler, pasiguritë e tij, karizma dhe paranojat gjatë ditëve të fundit të jetës.

Top Channel