Ariu polar në kopshtin e Berlinit, po cmendet

18/06/2010 10:15

Knut, arushi polar që ndodhet në kopshtin zoologjik të Berlinit është keq. Sipas të dhënave të fundit kafsha e gjorë duket sikur po cmendet.

Alarmi është dhënë nga një ekspert i kafshëve. Knut ka lindur në vitin 2006 dhe menjëherë u braktis nga nëna e tij. Eshtë rritur me shumë përkëdheli nga rojtari Thomas Doerflein, i cili ndërroi jetë dy vite më parë.

Sot Knut përballet më një realitet të hidhur. Ai ka panik, lëviz në kafaz në drejtim kaotik dhe pa ndonjë qëllim të caktuar. Edhe e ardhmja e tij më Gianna-n, partneren e tij është në rrezik.

Top Channel