Zgjidhje për zhurmën e vuvuzelave?

17/06/2010 13:30

Po tentohet të gjendet një zgjidhje për të reduktuar disi zhurmën e tmerrshme që bëjnë vuvuzelat afrikane.

Kanale të rëndësishme televizive botërore kanë arritur të filtrojnë zhurmat që vijnë nga fushat e blerta duke nxjerrë nga arkivat mikrofonët e vjetër, të cilët nuk arrijnë të përcjellin të gjithë tingujt në ambiente të hapura.

Edhe Host Broadcast Services, shoqëritë që furnizojnë me sinjal audio dhe video platforma të ndryshme po pajisen me elementë të rinj.

Edhe në internet pa asnjë garanci ofrohen software për të eliminuar bezdinë që shkakton kjo zhurmë.

Sido që të shkojë puna ky botëror do të mbahet mend dhe do të hyjë në histori për melodinë bezdisëse të trumpetave karakteristike të vendit të Mandelas.

Top Channel