Partnerë në jetë dhe profesion

17/06/2010 19:30

Çiftet e njohura janë gjithmonë në qëndër të vëmendjes për shkak të ekspozimit të njërit apo të dy partnerëve.

Disa prej këtyre cifteve ama, kanë shkuar më tej. Bashkeshortet ndajne gjithmone cdo gje me njeri-tjetrin por ata qe do te takojme kane lidhur karrierat dhe punet respektive me njeri-tjetrin dhe do të na tregojnë a është kjo një formulë fituese.

Altin Bashen e gjejme tek Teatri Kombetar. Disi larg “Portokallise” por regjisori i njohur ama nuk ka ardhur pa kostumografen dhe skenografen e tij te besuar, gruan Iliriana e cila tregon si ka nisur ky bashkepunim. “Ne jemi takuar ne pune. Ai kishte ardhur ne Prishtine dhe une punoja aty si kostumografe, u beme shoke dhe vendosem te jetojme bashke”, shprehet ajo.

Tek ne, normat frenuese duket se jane nje hobi me vete por klishete e vjetra duket se nuk e kane shqetesuar aspak Altin Bashen te dashurohet me kostumografen e tij. “Une kam qene nje zbatues i rregullt i normave dhe rregullave sociale por kete radhe ngela”, pohon Altini.

Te gjithe e dime qe menaxhimi i jetes bashkeshortore eshte nje pune e dyte, por çfare ndodh kur puna e pare behet serish me bashkeshorten? “Eshte nje pune shume e detajuar, 24 ore ne 24. Ne perpiqemi t’i leme problemet jashte”, pohon ai.

Por ne ambientet profesionale diçka e sikletshme duhet te jete edhe ndonje vezullim xhelozie teksa mbizoteron mbi aspektet profesionale. “Nuk besoj se ka ndonje cift qe nuk jane xheloze nese ka akoma ndjenja madje ajo ia shton lezetin lidhjes sepse nuk e le te behet monotone”, thekson Iliriana. Por bashkeshortja e regjisorit te njohur ka bere nje pune shume te mire sa i takon balancave ne familjen dhe karrieren e tyre. “8 vitet e fundit kemi punuar gjithmone bashke sepse ne art ne kuptohemi dhe bashkepunojme shume mire”, shton ajo.

Do te takojme tani nje tjeter cift te njohur i perbere po nga nje regjisor. Petri Bozo dhe Alda jane bere të njohur qe ne fillimet e hershme si bashkepunetore por historia e njohjes se tyre ka qene me pak profesionale. “Zonjen e kam njohur para se te hyja ne Akademine e Arteve. E gjuajta fiks sepse me pelqente gjithcka qe kishte”, kujton Petri.

Por te jesh regjisori dhe producenti i nje konkursi bukurie nuk eshte gjeja me relaksuese per bashkeshorten. “I thashe qe jam nje djale motorist, i hedhur dhe nga nje familje kineastesh. Ka pasur motive te xhelozohet”, shton ai. Por te dyja anet e medaljes, regjisori Bozo i ka perpunuar disa here me veten e tij. “Mendoj se kemi gjetur shume mire njeri-tjetrin dhe frytet i tregon puna qe kemi bere. Mezi presim qe te mbarojme punen dhe te shkojme me pushime, jashte Shqiperise mundesisht”, thekson regjsori.

Normalisht femrat kane tendencen te jene me dashamirese ndaj sakrfikimit te hapesirave por çuditerisht eshte zonja Bozo ajo qe flet per kohe te kaluar veçmas. “Une nuk dua te di me ke eshte dhe ku eshte, thjesht ta di nese do vije apo jo per dreke. Njeri-tjetrit ia respektojme kete hapesire”, nenvizon ajo.

Regjisoret nuk jane shembulli i vetem i çifteve qe punojne bashke. Ne teatrin e Operas dhe Baletit Ervis Nallbani kercen rastesisht me bashkeshorten e tij Odeta. “Kemi qene ne  nje shkolle bashke. Dashuria filloi para 6 vjetesh”, rrefen ai.

Odeta nga ana e saj rrefen disa detaje me te sikletshme rreth diteve te para kur dashuria mbizoteroi mbi miqesine. “Ishte pak e veshtire sepse ne kemi qene shume shoke bashke”, thote ajo. Por dy balerinet duhet ta kene akoma me te veshtire sa i takon xhelozise perderisa detyrohen te kercejne me partnere te tjere. “Xhelozi nuk mund t’i themi, thjesht momente pak te veshtira”, sqaron Ervisi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel