Ohio, rrufeja shkatërron statujën e Jezu Krishtit

17/06/2010 21:35

Një rrufe ka shkatërruar në Ohio të SHBA-së statujën e Jezu Krishtit.

Skulptura plastike rreth 20 metra e gjatë u shkatërrua lehtësisht pranë Kishës “Roccia Solida” në Monroe. “Touchdown Jesus” quhej kjo skulpturë pasi Jezu Krishti i drejtohej qiellit me duart lartë ashtu sic bën arbitri i futbollit amerikan për të konfirmuar një touchdown.

Kjo skulpturë ishte ndërtuar 6 vjet më parë dhe ishte shumë popullore pasi ndodhej afër autostradës Interstate 75 ku shumë udhëtarë ndaleshin për ta admiruar.

FOTO GALERI
1/2
20 metra e gjatë, ndodhej pranë Kishës

Top Channel