
“Mjaft më me të shkuarën”. I këtij mendimi është Miley Cyrus, një vajzë që 18 vjeç do t’i mbushë më 23 nëntor.
E bërë e njohur në 2006-ën nga Hannah Montana, një serial në të cilin interpretonte një studente me një jetë të dytë si popstar, është bërë me shpejtësi një markë suksesi e kinemasë dhe muzikës. Miley tani kërkon të ndryshojë imazhin e vajzës së mirë që i ka veshur Disney.
Në SHBA do të transmetohet një seri e fundit e Hannah Montana, më pas do duhet të ecet me këmbët e veta: si në muzikë me Can’t Be Tamed, albumi i ri që do të dalë të martën e ardhshme, ashtu edhe në kinema me një film të Demi Moore që pritet të dalë në vjeshtë.
Në videoklipin e saj të fundit, Miley shfaqet shumë seksi, duke u vënë në të njëtën rrugë të ndjekur nga Britney Spears, edhe ajo e dale nga e njëjta fabrikë e idhujvë për adoleshentët.
“Në të shkuarën kam qënë pak e çensuruar. Tani mendoj se është momenti të nxjerrë këngë që kanë domethënie të madhe për mua. Është bukur të shkruash një album dhe të thuash atë që do”, është shprehur Cyrus.
Në Lisbonë për Rock in Rio ishin 80 mijë fansa që e ndiqnin dhe ajo është paraqitur me një body që linte pak për imagjinatën. Ditën tjetër mediat flisnin për pamjen e re dhe të gjithë që bënin pyetjen nëse ishte e përshtatshme për publikun e saj.
Top Channel