Berisha: BE, vlerësime për ekonominë shqiptare

16/06/2010 11:40

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se raporti i Drejtorisë së Cështjeve të Ekonomisë dhe Financave në BE ka dhënë vlerësime maksimale për ekonominë shqiptare.

Duke e paraqitur në mbledhje qeverie këtë raport, Berisha tha se në bazë të rritjes ekonomike në Shqipëri kanë qëndruar investimet e mëdha.

“Vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi mbetën tërheqëse për investime. Të gjitha vendet e tjera humbën nga rezervat e tyre valutore”, theksoi Berisha.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë Berisha theksoi se të ardhurat buxhetore në Shqipëri dhe Malin e Zi u rritën ndjeshëm.

Top Channel