Broadway, cmime për Johannson e Washington

14/06/2010 10:05

Aktorja hollivudiane Scarlett Johannson korrur sukses edhe në Broadway ku ka interpretuar në pjesën “Pamje nga Ura”, e cila korri një sukses të madh para disa muajsh edhe në vendin tonë.

“Jam pa fjalë që ndodhem në këtë komunitet pasi është një ëndërr që bëhet realitet”, tha aktorja për Cbs. Në ceremoninë e zhvilluar, mjuzikëlli “Memphis” ka fituar në kategoritë, libri më i mirë, orkestrimi më i mirë dhe kolona zanore më e mirë.

Një tjetër emër i madh hollivudian, Denzel Washington fitoi për interpretimin në “Fences”. Cmimet Tony janë më prestigjozët në botën e teatrit pasi në juri marrin pjesë 769 vetë, mes të cilëve regjisorë, producentë e aktorë.

Këtë vit ishin në garë 38 pjesë, ndërsa në skenë interpretuan emra të mëdhenj si, Johannson, Washington, Hugh Jackman, Daniel Craig e Jude Law. Gjatë sezonit të fundit, Broadway ka arkëtuar shumën rekord prej 1 miliardë dollarësh.

FOTO GALERI
1/3
Broadway, cmime për Johannson e Washington

Top Channel