Travolta dhuron 10 mijë dolllarë për fëmijët

13/06/2010 09:30

John Travolta dhe bashkëshortja e tij, Kelly Preston i kanë dhuruar 10 mijë dollarë shoqatës Nelson Mandela Children’s Fund”.

Cifti që ndodhet për një vizitë në Johanësburg ka vizituar fëmijët e këtij fondacioni. Gjatë fjalës së tij, aktori që para disa muajsh humbi djalin, tha: “Jini të përulur dhe me këmbë përtokë”.

Aktori i apasionuar pas futbollit është imazhi i kompanisë ajrore Qantas dhe ka mbërritur në Afrikë për të ndjekur ndeshjen Gjermani-Australi pasi skuadra e “kangurëve” sponsorizohet pikërisht nga kompania ajrore.

Top Channel