Muzikë, Slash sulmohet gjatë koncertit

12/06/2010 13:55

Asnjë tronditje për rocker-in Slash, i cili u sulmua lehtë gjatë një koncerti të mbajtur këto ditë në Milano të Italisë.

Një fans arriti të kalonte agjentët e sigurisë dhe u ngjit në skenë duke dalë prapa kitaristit, teksa ai këndonte “Sweet Child O’Mine”.

Por, si një rockstar i vërtetë, kitaristi i Guns ‘n Roses u ngrit, i dha kitarën e prishur një tekniku dhe më pas vazhdoi koncertin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Top Channel