
Shtohen dhe rikonfirmohen nga fillimi kërkesat dhe rekomandimet që pritet të përmbajë drafti final, i cili do të synojë paqen politike në vend.
Mazhoranca ka shtuar dje edhe dy kërkesat e saj, ku njëra prej tyre i jep të drejtën opozitës të kërkojë për çështjen e kutive të votimit një qëndrim nga Gjykata Kushtetuese e më pas nga Komisioni i Venecias dhe ngritjen e një grupi special prokurorësh për të hetuar çështjet e tjera ku nuk ka tagër të hetojë Parlamenti.
Mazhoranca i ofron zyrtarisht opozitës paketën e propozimeve të saj, me anë të së cilit presupozohet të arrihet paqja politike.
Kushti i demokratëve është që të drejtën e hapjes së kutive ta ketë vetëm drejtësia. Debati mazhorancë-opozitë vjen një ditë pas deklaratës së zëvendëssekretarit amerikan të shtetit dhe në një kohë kur opozita përsërit kërkesën për zbardhjen e të vërtetës në zgjedhjet e 28 qershorit.
Shumica parlamentare garanton se këto amendamente, të hartuara nga opozita, do të votohen plotësisht në Parlament.
Ndër pesë pikat e propozuara nga opozita janë ngritja pa vonesë e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet, ku shumicën ta ketë e majta, kryetari i komisionit hetimor të jetë nga radhët e opozitës dhe komisioni hetimor të hetojë kutitë e materialeve zgjedhore.
Top Channel