Susan Boyle do këndojë përpara Papës

11/06/2010 15:45

Kushdo që ka talent mund të bëhet i famshëm për shumë pak kohë, por të rrallë janë ata që këndojnë para Atit të Shenjtë.

Këtë kënaqësi do ta ketë këngëtarja britanike Susan Boyle, e cila do përformojë para Papa Benedikti XVI gjatë vizitës që ai do bëjë në muajin shtator në Skoci.

“Jemi ende në negociata por ka shumë mundësi që Boyle të kendojë para Papës në Bellahouston Park”, tha zëdhënësi i Kishës Katolike. Këngëtarja 49 vjecare ka shprehur shpesh herë dëshirën për të kënduar para kreut të Kishës kur ai të vizitojë Britaninë.

“Papa është një njeri shumë i vecantë dhe të këndosh për të është dicka e vecantë për gjithkënd”, u shpreh pak kohë më parë Boyle.

Top Channel