Madonna-Paltrow, merr fund miqësia

11/06/2010 10:25

Ishte folur prej kohësh për një marrëdhënie jo fort të mirë mes Madonna-s dhe Gwyneth Paltrow, të cilat prej kohësh kanë qenë mike të ngushta.

Duket se dy ‘miket’ sot nuk shkëmbejnë as edhe një fjalë me njëra-tjetrën, ndërsa pak kohë më parë Gwynieth pati deklaroi se ishte shumë e nxehur me një shoqen e saj, por se nuk mendonte për hakmarrje.

Ishin fraza dhe shprehje që lëshonin kode të caktuara që pas deshifrimeve rezultoi të ishin për Madonna-n.Motivi i grindjes? Ende sekret…

Top Channel