Jolie-Pitt, kandidatë për kryeveprën “Cleopatra”

11/06/2010 21:40

Elizabeth Taylor arriti të shkruajë emrin në librin e artë të kinematografisë falë filmit “Cleopatra” që tashmë mund ta risjëllë në ekran një tjetër emër i madh.

Sipas “USA Today”, Hollywood-i do rixhirojë filmin e Joseph L. Mankiewicz me protagoniste Angelina Jolie. Ende nuk dihet kush do ta luajë Jul Cezarin por Mark Antoni mund të jetë Brad Pitt.

Duket se gjithcka ka nisur në Manhattan pas një bisede mës biografes Stacy Schiff dhe botuesit Michael Pietsch. Skenografia do bazohet në librin e Schiff të titulluar “Cleopatra: A Life”.

Nëse Pitt interpreton përkrah Jolie, do të përsëritej historia e vitit 1963 kur Taylor interpretoi me mashkullin më të dashur të jetës së saj, Richard Burton.

Top Channel