Fergie: Nuk kam kohë për një fëmijë

11/06/2010 15:20

Këngëtarja e brupit Black Eyed Peas, Fergie Ferguson hedh poshtë zërat për një shtatëzani të mundshme, duke thënë se aktualisht nuk ka asnjë moment të lirë për të rritur një fëmijë.

E martuar me Josh Duhamel, bukuroshja britanike shprehet se gjithcka në jetën e saj rrotullohet rreth grupin Blake Eyed Peas.

“Nëse do të ngelem shtatzanë, nuk do arrij të performoj në skenë dhe për këtë do të ndihesha pak fajtore”, shtoi ajo për revistën “Ok!”.

Josh dhe Fergie janë martuar në janar të vitit 2009 dhe shpesh herë bashkëshorti ka shprehur dëshirën për një fëmijë. “Nuk e di kur do mendojmë për fëmijë. Ajo ka thënë se dëshiron të ngelet dy herë shtatzanë”, deklaroi Josh pak kohë më parë.  

Top Channel