
Nuk ka vonuar përgjigjia e kryeministrit Berisha, për të cilin zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të lirat e më të ndershmet të zhvilluara ndonjëherë në vend.
Berisha ishte në Korcë për nje tur inagurimesh, ku sulmoi opozitën dhe lidershipin e Partisë Socialiste.
“Më 28 qershor zhvilluam zgjedhjet më të bukura dhe më të ndershme në historinë e këtij vendi. Zgjedhjet bënë të mundur që vendet e BE të votojnë pro hapjes së negociatave për statusin e kandidatit. Por në politikën shqiptare po kthehen pinjollët e Bllokut”, ka deklaruar Berisha.
Duke vijuar me akuzat ndaj kreut të PS, kryeministri ka nënvizuar se, Rama nuk do t’ia arrijë qëllimit të tij për të penguar integrimin.
“Edi Rama le të bëjë c’të dojë, Shqipëria është një vend i lirë. Le t’i ngrejë cadrat ku të dojë, por nuk do ta ndalë dot integrimin”, ka shtuar Berisha.
Top Channel