Britani, Chris Brown-it nuk i jepet viza

10/06/2010 16:20

Chris Brown-it nuk i jepet viza për në Britaninë e Madhe.

Këngëtari i repit amerikan duhet të jepte disa koncerte në Britaninë e Madhe, por Ministria e Brendshme britanike ka vendosur mos t’i japë vizën pasi është ende në fuqi dënimi për dhunimin në muajin shkurt të ish të dashurës së tij Rihanna.

Pas incidentit, Brown u dënua për agresion me gjashtë muaj shërbime në komunitet dhe 5 vjet liri me kusht.

Top Channel