Ministri i Jashtëm i Austrisë, Mihael Shpindeleger i ka prerë shpresat Maqedonisë për të marrë një datë për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Gjatë një takimi me homologun maqedonas Antonio Milloshoski, Shpindeleger ka deklaruar se vendi ballkanas nuk do të marrë një datë në samitin e Luksemburgut që zhvillohet të hënën.

“Duhet të jemi realistë. Takimi ynë i ardhshëm është të hënën dhe mendoj se nuk do të ketë një vendim të tillë”, ka pohuar Shpindeleger.

Shefi i diplomacisë austriake ka nënvizuar se një pengesë për këtë projekt është kontesti i emrit me Greqinë.

Lidhur me këtë cështje, ministri Milloshoski ka deklaruar se qeveria maqedonase po punon për të gjetur sa më shpejt zgjidhjen.

Top Channel