Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ka pritur sot në Shkup homologun e tij serb, Boris Tadic, i cili ndodhet për një vizitë jozyrtare në Maqedoni.

Sipas informacioneve të fundit, dy presidentët kanë folur për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe për anëtarësimin e vendeve të rajonit në BE.

Ata e kanë cilësuar integrimin evropian si një kusht për vendosjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajonin e Ballkanit.

Mediat ballkanase raportojnë se në takim dy liderët kanë shkëmbyer edhe mendime për cështjet rajonale.

Top Channel