Suedi, zbulohen dy tregime të shkrimtarit Larsson

08/06/2010 19:50

Dy tregime te shkrimtarit suedez Stieg Larsson, janë gjetur në redaksinë e një reviste, duke u vendosur në Bibiotekën Kombëtare.

Tregimet e shkruara në moshën 17 vjecare nga Larsson, iu dërguan një reiviste fantastiko-shkencore por që nuk u botuan anjëherë. Autori i triologjisë “Millenium” ia dërgjoi këto shkrime revistës “Jules Verne Magazine”, me shpresën për t’ia publikuar.

Këtë e bën të ditur drejtoresha e bibliotekës Magdalena Gram, sipas së cilës dorëshkrimet datojnë në vitet ’70 dhe vendimin për t’i publikuar e kanë marrë pasardhësit e shkrimtarit.

Stieg Larsson ndërroi jetë në moshën 50 vjecare për shkak të një ataku kardiak në nëntor të vitit 2004. Vdekja e tij ndodhi një vit para publikimit të triologjisë “Millennium” që u bë një bestseller. Ky libër është përkthyer në rrethn 30 gjuhë të ndryshme.  

Top Channel