Botimi më i mirë i vitit

08/06/2010 20:45

Vepra “Statutet dhe urdhëresat e kapitullit të Kishës Katedrale të Krishtit” e shtëpisë botuese “Ombra GVG” është fituesja e Çmimit Kombëtar të Bibliofilisë “Lumo Skëndo”.

Ky çmim u dha me vendim të një jurie të kryesuar nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare Aurel Plasari dhe u miratua nga Ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferaj.

“Pa ndroje them tashmë se diferenca që vjen me botime që vijnë përtej Shqipërisë janë kufizuar”, tha Gëzim Tafa, drejtor i “OMBRA GVG”.

Ministri Xhaferaj foli mes të tjerash për rëndësinë e këtij çmimi.

“Ky çmim i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike dhe intelektuale”, tha Xhaferaj.

Ndër botimet e 2009-ës u seleksionuan 9 libra, nga të cilët u përzgjodh edhe fituesi. Ky është edicioni i katërt i Çmimit Kombëtar të Bibliofilisë “Lumo Skëndo”.

Biblioteka Kombëtare prezantoi edhe projektin e saj më të fundit të realizuar: dixhitalizimin e periodikut kulturor, koleksioni “Dituria 1909-1928” i Lumo Skëndos.

Top Channel