Uji i pijshëm, Tirana probleme me kufizimet

04/06/2010 08:45

Qytetarët në zonat e periferive të kryeqytetit vuajnë ende mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre. Një nga zonat më problematike, që ka përjetuar për vite me radhë mungesën e ujit, është Komuna e Parisit.

Edhe pse qytetarët e këtyre zonave kanë kryer disa ankesa pranë Drejtorisë së Ujësjellësit, shtëpitë e tyre vazhdojnë të kenë probleme me furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm.

Pas një rikonstruksioni që zgjati 17 ditë, drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve, Sahit Dollapi, tha se ndërhyrja e kryer pas 12 vjetëve garanton jetëgjatësinë e impiantit dhe ujë cilësor për kryeqytetasit.

Rikonstruksioni në impiantin e Bovillës, sipas tij, do të pasohet me ndërhyrjet në linjat e transmetimit, si dhe rrjetet e tjera ujore në kryeqytet.

Top Channel