Kryeministri Sali Berisha ftoi sot kreun e opozitës Edi Rama që të bashkëpunojë në procesin e integrimit të vendit dhe ndaj kërkesave të paraqitura nga KE-ja për t’u përmbushur nga Shqipëria, në kuadër të liberalizimit të vizave.
Po ashtu Berisha premtoi se qeveria do t’i përgjigjet cdo kërkese të bërë nga Europa për të finalizuar procesin e liberalizimit të vizave në kohën e duhur.
Në mbledhjen e sotme të grupit kuvendor demokrat, kryeministri theksoi se zgjedhjet e 28 qershorit u certifikuan si zgjedhjet më të mira, ndërsa nuk pati asnjë provë për manipulim të rezultatit apo numërim të parregullt.
“Kemi marrë vlerësimin më absolut që mund t’i bëhet procesit zgjedhor. Këto zgjedhje ishin autostrada e suksesit historik për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Berisha.
Top Channel