Bota e Harry Potter tashmë realitet

31/05/2010 21:45

Një botë e gjitha si në filmin apo librin Harry Potter po merr jetë në Florida të SHBA-së.

Universal Orlando Resort do të hapë në 18 qershor një resort të vërtetë magjik nga i cili duhet të “dridhet” Disneyworld. “The Wizarding World of Harry Potter”, parku magjik i J.K. Rowling tashmë do të bëhet realitet për gjithë të apasionuarit pas sagës së famshme.

Sipas “Times”, shkrimtarja nuk e ka vizituar ende këtë vend por është konsultuar deri në detaje me ata që kanë realizuar filmin, mes të cilëve, skenografi Stuart Craig dhe drejtori artistik Alan Gilmore.

“Objektivi jonë ka qënë autenticiteti”, shprehet Gilmore, sipas të cilit, kështjella e Hogwarts tashmë është reale. Për ndërtimin e këtij parku janë nevojitur 80 mijë metra katrorë ku të gjithë të apasionuarit do kenë mundësi të dëfrehen pambarim.

Në këtë resort nuk janë lënë pas dore edhe linjat komerciale pasi të gjithë mund të shijojnë magjiken Butterbeer të gatuar sipas një recete sekrete. Gjithashtu mund të dërgohen letra nga Owl Post dhe të ndihet prania e fantazmës së Mirtilla Malcontenta që sillet nëpër tualetet e femrave.

Top Channel