Mitrovicë, ura mbi Ibër mbetet mbyllur
30/05/2010 21:35
Zhvillimi i ndeshjes së futbollit mes Trepçës dhe Besës në Mitrovicë pasditen e sotme, kanë rritur ndjeshëm prezencën e EULEX, UNMIK dhe policisë së Kosovës mbi urën e lumit Ibër.
Dy orë nga mbyllja e protestës që u shoqërua me incidente mes ura mbi Ibër mbeti e bllokuar prej forcave të sigurisë. Edhe në pjesë të tjera të Mitrovicës jugore ku lëvizja e njerëzve ka qënë e kufizuar nga frika e afrimit të tifozëve drejt urës së Ibrit.
Megjithëse zgjedhjet e organizuara nga Serbia janë shpallur të pavlefshme nga shefi i EULEX, Piter Feith dhe institucionet kosovare, 20 mijë qytetarë serbë votuan ditën e sotme në Mitrovicë dhe zona të tjera kufitare me Serbinë.
Top Channel