Islande, qetesohet vullkani, nuk ka me llave

24/05/2010 09:35

Vullkani islandez Eyjafyallayokull, hiri i te cilit bllokoi gjithe Europen, nuk eshte me aktiv.

Kete e ben te ditur nje ekspert islandez qe nuk eshte ne gjendje te thote nese do ta rinise ose jo aktivitetin. “Krateri ka ndaluar pasi nuk ka me llave qe del”, u shpreh Magnus Gudmundsson nga Universiteti i Islandes.

Nga tre grykat e tij nuk del me hi dhe llave por vetem tym i bardhe. Kete e konfirmon edhe piloti, gazetari dhe ambientalisti islandez Omar Ragnarsson. Vullkani u rizgjua ne 13 prill pas rreth 200 vjetesh, duke e gjetur Europen te papergatitur per shkak te pezullimit te shume fluturimeve. Situata u permiresua ne 20 prill por shume aeroporte vazhuan te qendrojne te mbyllura deri dy dite me pare.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA