AKR: Qeveri teknike dhe zgjedhje te reja
21/05/2010 14:45
Partia opozitare AKR ka kerkuar sot doreheqjen e qeverise aktuale te Kosoves, formimin e nje qeverie teknike dhe me pas mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme.
Sipas Shefki Abdullahut, keshilltar i kreut te AKR-se Behxhet Pacolli, kjo eshte menyra e vetme permes te ciles Kosova mund te gezoje stabilitet dhe sundim te ligjit.
“Vetem keshtu ne vend do te krijohet stabilitet dhe siguri dhe vetem keshtu do te ngrihet imazhi i vendit brenda dhe jashte Kosoves”, ka pohuar Abdullahu.
Ai ka akuzuar qeverine per nivelin e larte te korrupsionit ne Kosove, gje qe coi ne kontrollin e valixheve te punes te kryeministrit Thaci dhe stafit te tij gjate rruges per ne Turqi.
Top Channel