Del nga greva Shega Ligori

18/05/2010 20:10

Një tjetër greviste ka lënë grevën e urisë së opozitës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Bëhet fjalë për deputeten e PS-së, Shega Ligori që largohet pas 18 ditësh në çadrën e vendosur përpara kryeministrisë.

Ligori u transportua me anë të një autoambulance për në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë ditës së sotme ka dalë edhe deputetja tjetër e PS-së, Olta Xhaçka.

Ligori është grevistja e 60-të që detyrohet të largohet për shkak të gjendjes shëndetësore.

Top Channel