Greenpeace fiton betejën ligjore me Nestle
17/05/2010 12:40
Shoqata ndërkombëtare e mbrojtjes së ambientit, Greenpeace, ka arritur të triumfojë në betëjën gjyqësore ndaj kompanisë Nestle.
Greeanpeace akuzoi para dy muajsh kompaninë për përdorimin pa kriter të pyjeve duke konsumuar vajin e palmave për të prodhuar produktet e saj.
Kjo gjë sipas ambientalistëve, ka shkaktuar një dëm të madh në pyjet e Azisë jug-lindore. Kjo është një humbje e madhe për Nestle, e cila duhet të kërkojë mënyra të tjera për të prodhuar produktet e njohura në mbarë botën.
Top Channel