Deputetja Felaj dërgohet në spital

17/05/2010 13:55

Deputetja greviste e qarkut të Beratit, Ermonela Felaj u dërgua me urgjencë në spital pas kushteve të rënda shëndetësore në ditën e 17-të grevës së urisë.

Ajo është protestuesja e 50-të që shkon në spital për të marrë atje një kurim më të specializuar.

Gjatë ditës së sotme kanë qenë edhe grevistë të tjerë që kanë shkuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. 43-vjecari Shkëlqim Kapllanaj nga Mallakastra, Flora Hasanaj nga Tirana dhe Agim Seva nga Lushnja kanë shkuar në spital.

Top Channel