Indi, 22 të vdekur nga temperaturat e larta

15/05/2010 09:50

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën në orët e fundit për shkak të temperaturave të larta në shtetin indian të Andhra Pradesh.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve PTI. Në rajon dje termometri ka shënuar nga 40-46 gradë celcius.

Surendra Mohan, përgjegjës i departamentit për katastrofat, ka deklaruar se efekti i temperaturave të larta është rritur nga kushte të veçanta klimaterike që kanë çuar në një emergjencë në vend.

Top Channel