Greva, tjetër protestues në spital

14/05/2010 11:35

Ferit Leka, vëllai i deputetit socialist të qarkut të Elbasanit Agim Leka, është protestuesi i 33-të që ndërpret grevën e urisë për shkak të keqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Grevisti la para pak minutash cadrën e ngritur prej 14 ditësh para selisë së kryeministrisë.

Leka, u dërgua me urgjencë në Pavionin e Infektivit në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza”.

Greva sot mbush plot dy javë që ka nisur dhe pasdite është planifikuar një protestë e madhe, e treta në radhë për nga rëndësia pas asaj të 30 prillit dhe 9 majit. Ndërkohë opozita ka vijuar me protesta të përditshme para kryeministrisë, ku kanë qenë të pranishëm mbështetës dhe qytetarë nga qarqe të ndryshme të vendit.

Top Channel