Klinton, leter Metës, vlerëson diplomacinë shqiptare

13/05/2010 15:00

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton, vlereson se mendimi i Gjykates Nderkonmbetare të Drejtesise do te ndikoje ne procesin e njohjes se metejshme te Kosoves.

Permes nje letre drejtuar ministrit te Jashtem shqiptar Ilir Meta, zonja Klinton vlereson rolin e diplomacise shqiptare per te cuar perpara kauzën e një Kosove të pavarur, paqësore dhe demokratike. Ne letrën e saj sekretarja amerikane e Shtetit thekson edhe kontributin ne sherbim te politikes se pajtimit rajonal me Serbine.

“Ju falenderoj për koordinimin tuaj të ngushtë dhe të fortë, i cili ndihmoi për të realizuar këtë gur themeli të rëndësishëm. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të nxisin ato shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të ndërmarin këtë hap dhe do të mbështesë veprime konstruktive në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, tha Klinton.
 
Me tej në letrën e saj zonja Klinton theksoi se opinioni i GJND-së mund të shërbejë gjithashtu si një katalizator për Serbinë dhe Kosovën, për të lënë mënjanë diferencat dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive mbi cështjet praktike dhe për të përmirësuar jetën e popullit të Serbisë, Kosovës dhe të gjithë rajonit.

Top Channel